Kurti pyetet pse nuk ka mbledhje me Shqipërinë për dy vjet: Jam i gatshëm dhe i vullnetshëm

18 nëntor 2024 | 15:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur pse nuk ka mbledhje me Shqipërinë për dy vjet.

Ai nuk është përgjigjur konkretisht, megjithatë ka thënë se është gati për takim.

“Ne me Shqipërinë tashmë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tashmë u barazuam sepse e mbajtëm edhe me Maqedoninë e Veriut dy mbledhje, edhe unë jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm, i interesuar që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë sesa në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antigona Behrami, kjo grua me energji të lartë e me…