Kurti: Qëndrimi im vetëvendosës nuk ka ndryshuar – atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”
Kryeministri Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur në DebatPlus në TV Dukagjini nëse do të ishte në opozitë, do të kundërshtonte propozimin evropian dhe Asociacionin, Kurti ka thënë se Qëndrimin i tij vetëvendosës nuk e ka ndryshuar.
“Mos kërkoni prej meje nëse dua të jem në opozitë, sepse na kanë votuar mbi 400 mijë qytetarë, që është 36% më shumë se krejt partitë e tjera së bashku”.
“Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe e kam trashëguar një marrëveshje të mëhershme, andaj unë po mundohem të bëjë më të mirën për vendin tonë”, tha Kurti.
Tutje theksoi se qëndrimi i tij për Asociacionin nuk ka ndryshuar.
“Edhe atëherë edhe sot, jo “Zajednicës”. Pra strategjia ka ndryshuar por koncepti është i njëjtë”, ka thënë ai.
Kurit, e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo vetëadministrim të komunitetit serb.
Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.