Kurti qëndron në ShBA edhe së paku edhe një javë

08 maj 2022 | 13:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

I pari i qeverisë, duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 14 maj do të mbajë një ligjeratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Kurti, vizitën zyrtare e nisi më të premten, ndërsa të dje bashkë me ministren Artane Rizvanolli nisën negociatat me MCC-në për një projekt energjetik, vlera e të cilit pritet të jetë mbi 200 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Milaim…