Kurti: Qeveria e Kosovës do t’i shoh mundësitë për të ofruar ndihmë për Kroacinë pas tërmetit

22 mars 2020 | 11:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e së dielës.

“Zagrebin sot e zgjoi tërmeti prej 5.4 ballëve. Në kohën kur institucionet kroate po luftojnë me virusin corona, sot ato duhet të merren edhe me pasojat e tërmetit. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht duket se pa viktima në njerëz”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se si Qeveri e Kosovës do t’i shohin të gjitha mundësitë për të ofruar ndihmë institucionale.

“Uroj që Qeveria e Kroacisë, kryeministri i saj z. Andrej Plenković, të ja dalin mbanë e të mos kenë nevojë për ne të tjerët. Gjithsesi, trupat tanë të FSK-së janë të gatshëm si përherë t’i dalin në ndihmë miqve tanë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA vendosi të martën se të gjitha kampionatet në Evropë…