Kurti: Qeveria do të jetë e hapur për personat me aftësi të kufizuara
Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është zhvilluar marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që kishte për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.
Në një fjalë rasti, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se zyrat e Qeverisë do të jenë gjithmonë të hapura për personat me nevoja të veçanta.
“Është e domosdoshme që ata të cilët i kanë nevojat më të madha të ndihmohen më së shumti. Bëhet fjalë për njerëz me nevoja të veçanta të shoqërisë sonë të cilët e kanë jetën më të vështire dhe ne si pjesëtarë të të njëjtit shtet do të duhet që ta dëshmojmë solidaritetin”.
“Në botë kemi pafund rase ku njerëz me karrocë i kanë dhënë dije dhe lidership botës. Dy prej këtyre shembujve janë shkencëtari Stephen Hawking dhe ish-presidenti amerikan, Franklin Roosevelt”.
“Në mesin e gjërave që ka thënë Roosevelt është: Njerëzit nuk janë robër të fatit të tyre, por të mendjes së tyre”, ka thënë Kurti.