Kurti: Qeveria do të ndihmojë shqiptarët e Medvegjës për të tejkaluar pandeminë

22 prill 2020 | 23:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre asamblistët shqiptarë të komunës së Medvegjës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Gjatë kësaj bisede, Kurti ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shqiptarët e Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë situatën më pandeminë.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ata të gjithë që në koordinim me Ministrinë e Financave e Transfereve dhe me Ministrinë e Shëndetësisë t’ju ndihmojë shqiptarëve të Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë e shpejtë këtë pandemi. Shqiptarët e Medvegjës u ankuan që përveç pandemisë Covid-19, ata janë duke u përballur edhe me pandeminë e pasivizimit të adresave dhe ç’regjistrimit të banorëve shqiptarë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në Medvegjë thuhet në vijim të komunikatës se janë të regjistruar 1.200 shqiptarë, ndërsa në vitet e fundit rreth 4.000 të tjerë janë ç’regjistruar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë janë të infektuar më koronavirus,…