Kurti: Qeveria do t’ju përgjigjet nevojave të qytetarëve të Deçanit

13 korrik 2021 | 14:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i’u referuar gjendjes emergjente në Komunën e Deçanit, pas dyshimeve për helmim me uji të pijes të një numri të madh të deçanasve,  ka thënë se e ka të pamundur që të jetë fizikisht në këtë komunë, për shkak të një vizite zyrtare.

Pavarësisht kësaj, Kurti ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse lidhur me këtë çështje, duke shtuar se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.Në bisedë me kryetarin e komunës, z. Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë zëvendëskryeministrja znj. Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Chair“ nuk ia ka arritur ta realizoj fluturimin e paraparë…