Kurti: Qeveria e ardhshme do të merret me punë të mëdha

22 gusht 2019 | 11:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpërndarjes se Kuvendit të Kosovës, ka thënë se deputetët kanë shfrytëzuar mundësinë që t’ua kthejnë qytetarëve mundësinë e zgjedhjes.

“U bë mirë që me votim unanim u shpërnda kjo legjislaturë dhe u hap rruga për qeveri të mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme të cilën pretendon se do ta udhëheq Vetëvendosje, nuk do të merret me vendime të mëdha, por me punë të mëdha.

“Nuk do të merren vendime të mëdha si rasti i demarkacionit të Murat Mehës në këmbim të liberalizimit të vizave që nuk erdhi, por me punë të mëdha, do të ketë prokurorë të guximshëm, arsim cilësor, shëndetësi…Kemi shumë punë të mëdha, por kurrë vendime të mëdha”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se prioriteti i tij kryesor është luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me LDK-në, Kurti ka thënë: “Jemi në një proces me vullnet të mirë për kurorëzimin e të cilit jam optimist”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…