Kurti: Qeveria jonë do të jetë pranë familjeve që humbën fëmijët në Jabllanicë

02 shkurt 2025 | 17:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të jenë pranë familjeve Mehmeti, Rama e Morina, të cilët humbën fëmijët e tyre në një rast tragjik në Jabllanicë të Gjakovës.

Kurti ka thënë se kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar gjithë popullin duke shprehur ngushëllime familjeve për humbjet e tyre.

Ai në një tubim që partia e tij ka mbajtur në Prishtinë, ka bërë të ditur se njëri nga fëmijët që vdiq në këtë rast është fëmija i një polici kufitar.

“Më lejoni që në emër të gjithë neve që jemi kandidat për deputet t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta tri familjeve në Dukagjin që i humbëm tre fëmijët e tyre të moshës 14 e 15 vjeç në Jabllanicë, familjes Mehmeti, Rama dhe Morina. Njëri prej këtyre fëmijëve që ka gjetur vdekjen nga shembja e një objekti të vjetër, është djali i një polici tonë kufitar. Kjo vdekje e trefishtë, pa dyshim që ka pikëlluar mbarë popullin tonë, na ka trishtuar të gjithëve, por besojmë që familjet do ta gjejnë forcën. Do ta kenë qeverinë tonë pranë tyre në mënyrë që ta përballojnë këtë mort, ndërkaq tre djelmoshat u prehshin në paqe”, ka thënë Kurti.

Mbrëmë tre fëmijë të moshës 14- 15 vjeç kanë humbur jetën pasi ndodheshin në një object i cili deri më tash për rrethana ende të panjohura është shembur.

Prokuroria e Gjakovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Liverpool Echo” raporton se Evertoni ka hequr dorë nga ideja…