Kurti e Konjufca kritikojnë Qeverinë për rastin e Astrit Deharit

06 shkurt 2018 | 11:38

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke e lejuar hetimin e pavarur për t’i zbuluar shkaqet e vdekjes se ish-aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.

Ai ka në një konferencë për medie, ka thënë se Qeveria i ka ndarë vetëm mjetet për hetimin e këtij rasti, por nuk ka shprehur vullnet për të lejuar një hetim të tillë.

Në kontekst të kësaj, Kurti ka thënë se do t’i intensifikojnë përpjekjet për të bërë presion që të bëhet ky hetim.

Madje, Kurti ka paralajmëruar se do ta thirrin në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj për këtë çështje.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se dikush është i interesuar që të harrohet rasti i Astrit Deharit.

Familja Dehari ka kërkuar që hetimi ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit të kryhet në Zvicër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni opozitar në Azerbajxhan, ka bërë me dije se do…