Kurti, qytetarëve: Qëndroni në shtëpi! Lexoni libra, shikoni filma dhe dëgjoni muzikë

16 mars 2020 | 17:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka bërë përsëri thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu Kurti ka thënë se në këto kohë të pazakonshme, Qeveria ka marrë vendime të vështira.

Ai ka porositur qytetarët që gjatë qëndrimit në shtëpi të lexojnë libra, të shikojnë filma dhe të dëgjojnë muzikë.

“Provoni të lexoni librat e skajuar më herët, të shikoni filmat që ua kanë rekomanduar miqtë, e të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar”, ishin disa nga idet e Albin Kurtit.

Po ashtu ai falenderoi mjekët, infermierët, policët dhe gjitha organet e sigurisë për ndihmën që po japin në këtë situatë.

 

https://www.facebook.com/220997878400104/posts/826724954494057/?vh=e&d=n

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i shitësve me pakicë njofton se nga data 17…