Kurti, qytetarëve serbë: Tërhiquni nga rruga, e keni bllokuar veten

22 shtator 2021 | 13:14

Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për media ka folur për zhvillimet e fundit në veri.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, duke u bazuar edhe në interesat e përbashkëta, por gjithashtu edhe në vlerat evropiane.

Kurti ka ftuar edhe një herë qytetarët serbë të zhbllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në këtë pjesë, që të zhbllokojnë rrugët.

“Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Pengesat në rrugë, ata kamionë, janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përben shkelje të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka folur edhe për pagesën që tash e tutje duhet ta bëjnë edhe qytetarët e Luginës për të hyrë në Kosovë, me vendimin që ka marrë qeveria për reciprocitetit për targat nga Serbia.

“Jemi të vetëdijshëm së shumë qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por jo vetëm, tash u duhet që të paguajnë dhe na vjen keq për këtë gjë. Jemi duke e shqyrtuar një mundësi se çfarë mekanizimi shtetëror të gjejmë dhe ta korrigjojmë këtë kosto që kanë”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E pazakontë ajo që ka ndodhur në futbollin e Surinamit.…