Kurti, Ramës: Rruga Beograd-Tiranë kalon nëpër Prishtinë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për Samitin e Tiranës, në të cilin ka munguar Kosova.
Kurti në llogarisë se vet në “Twitter”, ia ka bërë me dije kryeministrit të Shqipërisë se rruga Beograd-Tiranë kalon nëpërmjet Prishtinës.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/
Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!
— Albin Kurti (@albinkurti) December 23, 2019