Kurti: Raporti i Bulliqit, aktakuzë për Mehën e Thaçin
21 mars 2018
| 17:09
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se raporti i komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi për demarkacionin me Malin e Zi është aktakuzë për komisionin e Murat Mehës dhe presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova humb 8 mijë e 200 hektarë tokë.