Kurti: Raporti i Qeverisë për dialogun me Serbinë mbahet i bllokuar
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se raporti qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke u mbajtur i bllokuar.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk është duke dëshiruar ta trajtojë këtë raport në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, më 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi. Por, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellët në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim. Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqesh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, ka shkuar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/511732299326659/?type=3&theater