
Kurti reagoi për UÇK-në pasi kishte pakënaqësi brenda LV-së
16 nëntor 2020
| 21:30
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i LV-së, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK-së pasi kishte pakënaqësi brenda LV-së.
“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK-ja, por nuk po jep zgjidhje”, thotë ai.
“Ai e ka mvesh vetën me petkun e shpëtimtarit. Kurti e pa se ka një tension të brendshëm elektoral në VV, sepse nuk ndërroi asgjë brenda VV-së. Ka elementë brenda VV-së që nuk janë pajtuar me qëndrimin që e ka pasur VV për arrestimin e krerëve të UÇK-së. Kjo për shkak se ekziston një krah brenda VV-së që Kurti po mundohet ta shukatë. Por ai do t’i rehatojë me pozita”, shtoi Molliqaj në t7.