Kurti reagon pas aksidentit tragjik në Kroaci: Ministri Sveçla po niset për në Kroaci

25 korrik 2021 | 11:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për dhjetë të vdekur.

Kurti përmes një reagimi në “Facebook”, ka shkruar se ende nuk kanë konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me aksidentin…