Kurti reagon pas dy të plagosurve në Shtërpcë: Akt i papranueshëm

06 janar 2023 | 18:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Ai atyre u ka dëshiruar shërim të shpejtë, teksa ka përmendur faktin se i dyshuari është arrestuar.

Kurti ka thënë se Policia është e angazhuar në kryerjen e detyrave të veta, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Postimi i plotë i Kurtit:

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i kryeministrit të ri britanik, Rishi Sunak për të…