Kurti reagon pas kërcënimit, kërkon lirimin e Haxhi Hotit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes “Facebook”-ut nga ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar që Haxhi Hoti të lirohet dhe ta pres presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij.
“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka shkruar Kurti.
Hoti është arrestuar sot nga policia pas kërcënimit që i bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
/Epoka e re/