![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/kurti-1-1.png)
Kurti reagon pas lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë
21 qershor 2020
| 22:26
Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë.
E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, përderisa zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme.
“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në “Twitter”.