Kurti reagon pas protestës në veri: Unë nuk i pezulloj gjyqtarët, ndoshta Vuçiqi e bën këtë në Serbi

25 mars 2022 | 15:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas protestës në veri, kundër shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, e cila kishte marrë pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se nuk vendos për pezullimin e gjyqtarëve e as prokurorëve siç mund të bëjë Vuçiqi.

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). Gjyqësori është i pavarur nga qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Drejtuesit e Listës Serbe kanë bërë me dije gjatë protestës se serbët do ta pezullojnë punën në institucionet e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar…