Kurti reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për emërimin e Stuart Peach si i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.
Kurti në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se e mirëpret këtë vendim dhe se pret që të punojë ngushtë me të për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon, shkruan lajmi.net.
“Mirëpres emërimin e marshallit britanik, Sir Stuart Peach si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe pres që të punojmë ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Stuart Peach emërohet i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor
I welcome the appointment of the British🇬🇧Air Chief Marshal Sir Stuart Peach as Special Envoy for the Western Balkans and I look forward to working closely with him in defending and promoting freedom and democracy in the Western Balkans.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 2, 2021