Kurti reagon për sulmin në Vjenë

03 nëntor 2020 | 12:12

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Vjenë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por, sipas tij, fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona, raporton “Epoka e re”.

“Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imagjinoni sikur një mëngjes të zgjoheni si zakonisht, të bëheni…