Kurti: Reciprociteti për dokumentet dhe targat serbe, në respektim të ligjit

30 korrik 2022 | 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i Qeverisë që ai udhëheq që kërkon që të gjithë personat që kanë dokumente identifikimi të lëshuara nga Serbia të pajisen me dokumentin për hyrje-dalje, që do të lëshohet nga Kosova, është mënyrë për të mbrojtur serbët nga veprimet diskriminuese.

Për këto dy tema, të dielën do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Më 1 gusht, përveç lëshimit të të ashtuquajturit dokument për hyrje-dalje do të nisë edhe riregjistrimi i makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, tha se vendimi i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovës, nuk duhet të shihet ndryshe përmes si “përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaj, si nënshtetas të Republikës së Kosovës”.

“Kjo që po fillojmë ne tani më 1 gusht, Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vjetësh. Ne do të jemi në dispozicion duke dëshmuar që çdo veprim i yni është vetëm respektimi i ligjit i cili si i tillë, trajton secilin dhe të gjithë njësoj”, tha Kurti.

Ndërkaq, pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti, gjatë një konference për media në aeroportin “Adem Jashari” bëri të ditur se të dielën, më 31 korrik do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar, siç tha ai, që gjithçka të shkojë mirë sa i përket dokumenteve dhe targave serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme…