Kurti: Reciprocitetin me Serbinë do ta vendosim kur të jemi gati 

02 gusht 2021 | 11:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të vendosë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se kjo masë ndaj Serbisë do të vendoset kur institucionet e Kosovës të jenë të përgatitura.

“Sa i përket reciprocitetit, ne e kemi miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik. Nëse ne nuk mund ta zbatojmë në plotni reciprocitetin, ai mund të dështoj. Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, por është një parim. Nuk e kemi për të shtuar barriera po për ti hequr ato ekzistuese. Duhet ta bëjmë që mos ta zhbëjmë më. Ne do të vendosim reciprocitetin dhe këtë do ta bëjmë atë kur të jemi të përgatitur. Ne do ta vendosim reciprociteti, por nuk duam të dështojmë”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK)…