Kurti refuzon të deklarohet për thirrjen e prokurorisë: Jam në nxitim
12 dhjetor 2024
| 10:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet para gazetarëve pas është pyetur për ftesën e Prokurorisë Speciale.
Ai ka thënë se është duke nxituar.
“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka ftuar si dëshmitar kryeministrin Kurti në rastin për skandalin me Rezervat Shtetërore.