Kurti, rekrutëve të rinj të FSK-së: Uniforma që e bartni është dëshmi e gjakut të dëshmorëve

28 mars 2025 | 11:31

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka motivuar 344 rekrutët e FSK-së që kanë diplomuar sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në këtë ceremoni, ai ka bërë me dije se uniforma që bartin ata është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që vdiqën për Kosovën.

Kurti ka thënë se ata janë garanci se populli i Kosovës do të jetojë në paqe.

“Uniforma që e bartni sot është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen. Ju jeni garanca më e fuqishme që populli i Republikës sonë do të jetojë në paqe, integritetit territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të javës së 26 në Superligë zhvillohen sot…