
Kurti: Republika e Kosovës mbi të gjitha rezultat i luftës së UÇK-së
17 shkurt 2025
| 13:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në 17 vjetorin e pavarësisë, ka thënë shteti i Kosovës është rezultat i sakrificës ndër breza.
Duke kujtuar luftërat që nga Azem Bejta, Shaban Poluzha, masakrat nga luftuat ballkanike e deri të lufta e fundit në Kosovë, protestat e studentëve, Kurti ka thënë se Republika e Kosovës është rezultat mbi të gjitha i UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë.
“Republika e Kosovës është rezultat mbi të gjitha i UÇK-së dhe i luftës së drejtë të saj për çlirim e cila u ndihmua nga ShBA dhe vendet aleate të NATO-s. Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveç të së cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputet dhe krerët shtetëror të asaj kohe, presidenti, Fatmir Sejdu, Kryekuvendari, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, është shprehur Kurti.