Kurti: Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve nuk mund të paramendohen pa Adem Demaçin

12 qershor 2022 | 09:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, me rastin e 12 qershorit, ditës së çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Kurti ka theksuar se rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve pas luftës së dytë botërore nuk mund të paramendohen pa Adem Demaçin.

“Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish-Jugosllavi. Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavi, dhe aty baca Adem ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi”, ka thënë Kurti.

Presidentja theksoi se “veprimtari Adem Demaçi është mëshirimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë me dekada për liri e pavarësi. Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij dhe shembullit që dha”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe para varrit të…