Kurti: Rezistenca e familjes Jashari nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

06 mars 2023 | 13:16

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti,  duke kujtuar “Epopenë e UÇK”-së, ka thënë se rezistenca e familjes Jashari në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës, por është vetë trungu.

Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka thënë se rezistenca e familjes Jashari dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

“E hëna e sotme na ka mbledhur këtu për ta përkujtuar ‘Epopenë e UÇK’-së në 25-vjetorin e saj. Plot një çerek shekulli më parë mijëra forca të armatosura të Serbisë e rrethuan Prekazin”.

“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998  ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten”.“Rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi ‘Epopesë së UÇK’-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6 dhe7 mars”, ka përfunduar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi e ka fituar çmimin “Ylli…