Kurti: Rinia është motor i përparimit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rinia është motor i përparimit.
Në Kongresin e Dytë Kombëtar të të Rinjve ka thënë se se rinia është lenë pas dore. “Rinia për neve është motori i përparimit, pasi askund nuk ndodhë përparim pa rini. Në shtetin tonë të shpallur të pavarur tash e 11 vite, rinia por edhe gratë janë neglizhuar. Ne parashohim që e drejta e votës të jetë prej 16 vjet se nëse punon prej 16 vjet pse nuk mundesh me votu prej 16 vjet. Shkolla e mesme duhet të freskohet me studentët më të mirë të Universitetit, të diplomojnë e të kthehen në shkollat e mesme të japin mësim. Kemi paraparë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore”, ka thënë Kurti.
Ai ka vlerësuar se do të kërkojnë që kryetarët e komunave të Kosovës ta kenë prioritet arsimin. “Nuk mendoj se ja vlen me shku jashtë vendit i papërgatitur. Nëse shkon jashtë vendit, nëse ndonjëherë emigron nuk do të duhej ta bësh këtë nga frustrimi se gjithkun ka edhe ma keq. Do ta kemi grantin e katërt për komuna i cili gjithsej do të jetë 600 milionë euro për mandat. Ne duam që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. E ndaj brengën me juve sa i përket mësimdhënësve mendoj se kemi nevoje për freskim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, është shprehur ai.