Kurti: Rregullorja e BQK-së s’e ka për qëllim ndëshkimin dhe dënimin
Më 11 maj ka përfunduar periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth çështjes së dinarit.
Kështu, zyrtarisht nga dita e djeshme 12 maji, euroja është valuta e vetme e cila mund të përdoret në vend për pagesa dhe transaksione.
Madje, rregullorja e BQK-së parasheh masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin.
Lidhur me këtë çështje ka folur sot kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka thënë se kjo rregullore e ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin.
“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, ka thënë Kurti për “RTK”-në gjatë vizitës në komunën e Kamenicës.
Ai ka përsëritur se rregullorja e Bankës Qendrore nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.