Kurti: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për masakrën në Bucha
Qindra njerëz janë civilë janë vrarë në qytetin Bucha afër Kievit. Lidhur me këtë akt makabër ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se autorët e masakrës duhet të sillen para drejtësisë. Ai theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.
“Varre masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale. Autorët e Masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi. #Liri PërUkrainën”, ka shkruar Kurti.
https://twitter.com/albinkurti/status/1510897805044428803?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510897805044428803%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkurti-rusia-duhet-te-mbaje-pergjegjesi-per-masakren-ne-bucha%2F