Kurti sa ishte në opozitë: Pavarësinë e mbrojmë ne me Policinë e Kosovës, nuk e mbron KFOR-i (video)

19 dhjetor 2022 | 00:43

Kryeministri aktual Albin Kurti sa ishte në opozitë fliste ndryshe sa i përket situatës në veri, e tash që është në karrigen e kryeministrit nuk po i përmbahet deklaratave të mëparshme.

Kurti si opozitar në një fjalim në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se KFOR-i është duke e zbatuar rezolutën 1244 në pjesën e veriut dhe nuk e mbron pavarësinë e Kosovës.

Ai thoshte se institucionet e vendit duhet ta mbrojnë pavarësinë, territorin në veri, me Policinë e Kosovës dhe Njësinë Speciale.

“KFOR-i është duke e zbatuar rezolutën 1244. A e dini pse KFOR-i është në pikat 1 dhe 31, sepse është i interesuar që ta mirëmbajë kufirin me Serbinë si kufi administrativ. KFOR-i po e mbron rezolutën 1244. Ne duhet ta mbrojmë pavarësinë. Nuk e mbron KFOR-i pavarësinë. Kufiri me Serbi bëhet kufi ndërshtetëror jo me KFOR-in atje, por me Policinë e Kosovës, me Njësitë Speciale të Kosovës dhe me Doganat e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Kurti sa ishte në opozitë.

VIDEO:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Zymberi, ish i burgosur politik ka rrefyer përjetimet e…