Kurti: Samiti i Kotorrit, një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar liderët e rajonit në qytetin e Kotorrit, raporton Gazeta Blic.
“Qyteti i vjetër e bregdetar i Kotorrit ishte pritës i takimit të radhës të liderëve të rajonit për të diskutuar mbi Planin e Rritjes, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga BE-ja dhe ShBA-ja. Këtë herë, nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”‘ shkruan Kurti.
Kryeministri Kurti tha se një organizim i tillë ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave e cila përmban pesë fusha të politikave.
“Për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, theksova që rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), kërkesë kjo që u bë pjesë dhe e Deklaratës së Përbashkët të këtij takimi” shkruan Kurti.