Kurti: S’do ta bëj pranim-dorëzimin, nuk e pranoj atë që e shkarkova(Video)
Ish-kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se nuk do të këtë nesër pranim-dorëzim të detyrës së kryeministrit.
Në një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se nuk mund të pranoj atë që e ka shkarkuar.
“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. S’do ta bëj pranim-dorëzimin sepse s’mund të pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë ai ndër tjerash në video.
(M.K /Epoka e re)
https://www.facebook.com/albini2017/videos/766507660555451/