Kurti s’do t’i shkarkojë ministrat e LDK-së
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua mbrëmë nga një mocion i mosbesimit që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i cili në Kuvend mori 85 vota për. Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në orët e mesnatës shkarkoi zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Ekonomia Online se Kurti nuk a ka ndërmend t’i shkarkojë ministrat e LDK-së. Ai njoftoi se bashkëpunimi ka qenë i mirë ndërmjet tyre. Kryeziu njoftoi se ministrat do ta vazhdojnë punën e tyre. “Ka pasur një bashkëpunim të mirë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të ministrave. Ministrat do ta vazhdojnë punën e tyre. Presim angazhim të plotë të tyre. Luftimi i virusit nuk ka motive politike, prandaj ta luftojmë së bashku”, u shpreh Kryeziu për EO.