Kurti: Serbët e Kosovës duan drejtësi e punësim, jo asociacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk e duan Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Pas mbledhjes së Qeveria, ai ka thënë se këtë asociacion e dëshiron Serbia.
Sipas tij, serbët e Kosovës duan drejtësi e punësinë dhe jo asociacion.
“Unë besoj se edhe serbët, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, egjiptianët, ashkalinjët, gjithë qytetarët e Republikës kanë nevojë për drejtësi dhe punësim e jo për asociacione të cilat na shtojnë tensionet, na i prishin raportet tona dhe e gezojnë dike në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës dojnë drejtësi edhe punësim. Andaj, duhet t’i dallojmë kërkesat që vijnë prej poshtë dhe kanë karakter demokratik e shoqëror, prej kërkesave që vijnë prej lartë dhe kanë karakter jo demokratik e hegjemonik”, ka thënë Kurti.