Kurti: Serbia do një ‘president Zajdenice’ që ta shkelë ministrin tonë

10 shkurt 2023 | 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim pas homazheve para pllakës përkujtimore të Mon Balajt e Arben Xheladinit, që janë vrarë gjatë protestave të Vetëvendosjes, në shkurt të viti 2007.

Në këtë fjalë përkujtimi, Kurti ka folur edhe për kërkesën për themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme gjithandej, nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj, Beogradi me aq nervozë kërkon asociacion të tyre. Si ‘Zajednicë’ komunash pati nisur edhe Republika Serpska mbi Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur se mu këtë e do Serbia”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, Serbia e do asociacionin në Kosovë, sepse e pengon pluralizmi politik, “sepse i do të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë t’i dirigjojë”.

Ai ka thënë se Beogradi do një “president ‘Zajednice’” që ta shkel ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetarë komunash të së njëjtës parti, që e dirigjojnë ata, ta shpallin një ‘president ‘Zajednice e me atë ta shkelin ministrin tonë, të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. Kjo është e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar qasjen…