Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërroj ura të bashkëpunimit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërroj ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuoj në ndërtimin e tyre.
Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kreu i qeverisë, ka thënë se Policia e Kosovës ka treguar se ka dashur rend e qetësi duke treguar vendosmëri.
Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.
Kurti në këtë ceremoni ka pohuar se qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartë për të gjithë, për çfarë ka falënderuar komunitetin boshnjak për kontributin.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terroristë në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike ka humbur jetë, duke treguar që dashura për shtetin është para të gjithave”.
“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komunisteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komiteti boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminaliteti. Kjo është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriu, e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitet”, ka thënë ai.
Teksa shënimi i Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, aktivitet ky i mbajtur në Qeverinë e Kosovës, ka filluar me një minutë heshtje për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjakun. /EO