Kurti: Serbia po hakmerret për Këshillin e Evropës
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Këshill të Evropës, ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës që nga orët e mbrëmjes të së martës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.
Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.
Tani vendimi mbetet në duart e ministrave të shteteve anëtare.
“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në “X”.
A day after @PACE_News voted in favor of 🇽🇰 membership in @coe, Serbia retaliates against 🇽🇰 civilians. Since this morning, over 300 of our citizens—incl. children—have been arbitrarily detained at the border, deprived of food & medication. A gross violation of human rights!
— Albin Kurti (@albinkurti) April 17, 2024