![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Albin-Kurti-fotoo-ZKM.jpg)
Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi
11 dhjetor 2022
| 13:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se Serbia po kërkon rikthim në vendin tonë.
Ai është shprehur se Serbia është duke kërkuar të vazhdojë luftën, të cilën e ka humbur në vitin 1999.
“Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundër të gjithë atyre të cilët mendonin ndryshe. Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.