![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/lurti.png)
Kurti sërish me video nga vetura, ja për çfarë njofton kësaj radhe
19 tetor 2022
| 13:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar një praktikë të njoftimit të opinionit për aktivitetet e tij me video nga vetura rrugës për në destinacionet e tij.
Ai këtë herë nga Prishtina është nisur drejt Gjakovës për vënien e gurthemelit të dy institucioneve arsimore.
“Jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës, kur do të vëmë gurthemelin e shkollës së re fillore, e mandej në Rezinë të Gjakovës ku do të vendosim gurthemelin e çerdhes së re. E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë dhe shoqërisë sonë varet nga arsimi. Mirupafshim!”, ka thënë Kurti.