Kurti sërish paraqiti Pakon Fiskale Emergjente

14 prill 2020 | 11:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media mbajtur para pak çastesh para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur masat e parapara në Pakon Fiskale Emergjente të miratuar nga Qeveria.

Kurti ka njoftuar se qeveria do ta hartojë një pako të dytë afatgjatë emergjente për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne kemi vendosur për një pako fiskale emergjente e cila është dizajnuar për të arritur disa qëllime, për t’i ndihmuar shtresat më të varfra t’i ndihmojë bizneset për të pasur mundësi të vazhdojnë edhe pas tejkalimit të pandemisë. Të sigurojmë likuiditet. Kjo pako nuk ka qëllim politikë afatgjatë, por do të hartohet një pako e dytë për nevojat afatgjata për sektorin privat dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Pagesa e dyfishtë për skema sociale, 30 euro shtesë në muaj për tre muaj për skemat. Mbulimi i pagave 170 euro për dy muajt për punonjësit dhe pagesat e qerasë për bizneset. Pagë shtesë nga 300 euro për dy muaj për punonjësit e marketeve, furrave dhe barnatoreve. Pagesa e asistencës mujore për 130 euro që humbin vendet e punës. Mbështetja e projekteve që ndihmojnë jetën e personave jo shumicë në vlerë deri 2 milionë euro. Rritje e subvencione për sektorin e Bujqësisë, evitimin e ministrisë se Kulturës. 130 € për dy muaj për bizneset qe regjistrojnë punëtorët me kontratë pune njëvjeçare. Do t’ia dalim me këtë pako e cila do të pasohet me pakon për rimëkëmbjen e ekonomisë”, tha Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një thirrje për…