Kurti sërish s’përgjigjet nëse do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë

19 dhjetor 2024 | 12:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti as të enjten nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë që është thirrur si dëshmitar në një rast penal që Prokuroria Speciale e ka nën hetim.

Pas përfundimit të aktivitetit ku janë publikuar rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë ngjarje në të cilën ka mbajtur një fjalim edhe kryeministri Kurti, ai ka zgjedhur të mos deklarohej jashtë kur gazetarët insistuan të kishin një përgjigje për këtë çështje.

Arsyet e qeverisë, më 16 dhjetor ishin se kryeministri ka qenë në udhëtim jashtë vendit me një agjendë të konfirmuar më herët.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu kishte thënë në ditën e 16 dhjetorit se Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit kanë qenë të njoftuar për arsyet e mos prezencës së Kurtit aty.

Megjithëkëtë, ai pati treguar se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë. /RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110…