Kurti sërish sulmon mediat: Ka shumë zhurmë nëpër studio televizive
18 dhjetor 2024
| 21:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurit nuk e la pa i përmendur kritikët.
“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti.