Kurti: Shkatërruam edhe laboratorët e drogës në veri që vlenin qindra milionë euro
09 janar 2023
| 21:06
Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar edhe sot me punët që qeveria e tij i ka kryer në vitin 2022, shkruan Syri.net Kosova.
Ai sot e ka paraqitur qeverinë tij në vitin 2022 në luftën e saj kundër krimit dhe korrupsionit.
Por ajo që ka ra në sy është se Kurti ka treguar edhe për shkatërrimin e disa lobaratorëve të drogës në veri të vendit, ku sipas tij kanë kushtuar me vlera qindra milionëshe.
“Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;”, ka shkruar mes tjerash Kurti.