Kurti shkoi në Gjermani me ftesë të Sarrazinit, me vete ka Rashiqin dhe Osmanin

19 qershor 2024 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë në Gjermani.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti ka udhëtuar në Gjermani me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti ka udhëtuar bashkë me ministri për Kthim edhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

“Në Hamburg të Gjermanisë, kryeministri Kurti po shoqërohet nga ministri për Kthim edhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Atje po qëndron me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.”

“Vizitën në portin e Hamburgut për të parë nga afër sistemin e skanimit të ngarkesave me rreze X në port, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të ‘Euro 2024’”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti është…