“Kurti shkoi në Paris për t’ua marrë meritat sportistëve”
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i izoluar dhe, sipas tij, që pothuajse 10 muaj nuk është ftuar në asnjë samit serioz.
Madje, për vizitën e tij në Paris, Kastrati tha se ai ka shkuar për olimpiadë dhe për t’ua marrë meritat sportistëve.
Por, sipas tij, Kurti nuk është muskuloz, ndaj siç u shpreh, nuk mund t’i marrë ato merita.
“Ky po shkon në Paris për olimpiadë, me i marrë meritat e atyre sportistëve, por sa e di unë Albini nuk është kështu muskuloz shumë dhe nuk mund t’i marr ato meritat e sportistëve, goxha është marrë, po shkon t’i mashtrojë ata që ky vet i ka quajtur, jo unë “analfabet funksional”, si “ja unë po bëjë vizita zyrtare”, kjo nuk ka të bëjë me politikën fare, është olimpiada, me i marrë meritat e sportistëve është turpi i botës.
Ky është i izoluar, në asnjë samit serioz, as takim bilateral me tepih të kuq këtë nuk e kanë ftuar që 8-10 muaj, për ShBA-në mos të flasim, më s’ka shanca ky të bëjë asnjë vizitë atje, sepse po shihet”, u shpreh ai.