Kurti shkon në Durrës: Grumbullimin dhe transportin e ndihmave më së miri e bëjnë ushtritë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka shkuar në Durrës për tu solidarizuar me qytetarët shqiptarë të cilët kanë pësuar nga tërmeti.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se populli është ngritur në këmbë dhe ka dëshmuar se shqiptarët janë komb solidar.
“Populli po tregon solidaritet dhe do të duhej që qeveritë ta organizojnë këtë gjë. Besoj se nuk duhet të bie përkushtimi sepse mund të duket se ka rënë rreziku. Që të mos kemi krizë humanitare duhet që institucionet në Kosovë dhe Shqipëri t’i ndihmojnë shqiptarët pa dallim dhe sa më shumë”.
“I falënderoj të gjithë pjesëtarët e tri uniformave; blu, verdhë dhe bardhë për angazhimin e tyre të pakursyer”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se nuk ka shifër të saktë të qytetarëve të Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë.
“Nuk kam shifër për këtë, por duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Këtu prinë populli dhe jo politika. Politika duhet ta ndihmojë popullin, fare t’i prijë atij, populli i hap vet dyert. Vullnetarizmi dhe solidariteti popullor ka nevojë për dy ushtritë, policitë dhe mjekët e dy vende tona që efikasiteti të jetë më i lartë. Edhe grumbullimi i ndihmave, transporti, ushtritë e bëjnë më së miri”, ka thënë Kurti.